18:52 / E Martë, 19 Dhjetor 2017

A jeni duke i pastruar flokët siç duhet? Eksperti zbulon gabimet që ne bëjmë

Të gjithë e kanë atë rutinën e tyre sa i përket pastrimit apo kujdesit ndaj flokëve.

Mirëpo, një ekspert ka zbuluar gabimet që ne të gjithë bëjmë gjatë pastrimit të flokëve.

Paul Windle, i cili është bashkëthemelues i salloneve të flokëve në Londër, tha senjë ndër gabimet janë përdorimi i madh i sasisë së shamtonit në flokë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Pastaj gabime tjera përfshijnë mos shpërlarjen e flokëve sic duhet,për të cilen ai sugjeron që është pjesa me e rëndësishme e këtij procesi.

“Njerëzit kanë tendencë të përdorin shumë shampo” tha ai. ‘Mashtrimi është që të përdoret dy herë shampon dhe këto dy herë ka një sasi të vogël të produktit” shtoi ai.

Përvec kësaj, duhe të siguroheni që keni shpërlar flokët sic duhet.

“Është shpëlarja që largon pluhurin, jo shamponi’, shpjegoi Pali. “Nuk ka gjë të tillë si shpëlarja e tepërt”.

Po ashtu ju mund të përdorni shampon të gabuar për flokun tuaj, prandaj duhet të bëni vazhdimisht ndryshime në shampo që të përmirësoni flokët tuaj, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.