75 Mall Live Search
14:12 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / G T

A ka fituar ndonjëherë Shqipëria medalje olimpike?

Shqipëria merr pjesë në Lojëra Olimpike që nga viti 1972, ku u mbajtën në Gjermani.

Që nga ajo kohë, ekipi i Shqipërisë nuk ka fituar asnjëherë ndonjë medalje, shkruan Indeksonline

Me një mesatare prej 5 apo 6 sportistë, Shqipëria ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha Lojërat Olimpike nga vitet e 72-të.

Duke përfshi këtu edhe Lojërat Olimpike Dimërore, Shqipëria s’ka fituar asnjëherë medalje.

Shumë prej njerëzve mendojnë se Ymer Pampuri është me medalje olimpike, por në fakt ai ka fituar vetëm Kupën e  Botës në peshëngritje dhe jo medalje olimpike.

Pampuri këtë gjë e bëri gjatë vitit 1972 në Munchen në kategorinë -60 kilogram.

Kujtojmë që Shqipëria është duke marrë pjesë edhe në LO “Parisi 2024”, por ende nuk kanë pasur ndonjë sukses atletët “kuqezi”./Indeksonline/