23:23 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

A ka gjë më keq se të jesh me Realin sivjet? Pyetne Leganesin (Video)

Real Madrid është eliminuar nga Copa del Rey në çerekfinale pasi është mposhtur në Santiago Berabeu nga Leganes me rezultat 2-1 (2-2 rezultati i përgjithshëm).

Javier Eraso kaloi Leganes në epërsi në minutën e 32-të me një supergol nga distanca.

Benzema barazoi rezultatin në minutën e 47-të, ndërsa eliminimin Realit ja solli Gabriel me një gol në minutën e 56-të.

Sevilla, Valencia dhe Leganes në gjysmëfinale presin edhe fituesin e duelit Barcelona – Espanyol. /IndeksOnline/