16:35 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Asnjë lojtar i Barçës nuk na uroi për fitoren, ishte gjest i shëmtuar”

Leganes befasoi botën e futbollit duke mposhtur mbrëmë Barcelonën.

Carlos Cuellar, portieri i Leganes ishte i pakënaqur me veprimin e lojtarëve të Barçës pas ndeshjes.

Ai foli për El Larguero pas ndeshjes dhe tha se asnjë lojtar i Barçës nuk ia uroi fitoren.

”Është e vërtetë se ne jemi Leganes dhe se jemi skuadër modeste”, tha ai.

”Por, më pëlqejnë njerëzit që janë fitojnë shpesh dhe kur humbasin i përgëzojnë kundërshtarët”.

”Këtë gjë, Barcelona nuk e bëri mbrëmë”.

Ai vazhdoi: ”Askush nuk na uroi mbrëmë, asnjëri prej tyre nuk e bëri këtë. Mendoj se ky është një veprim i shëmtuar”./IndeksOnline/