21:50 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barcelona bëhet “horë”, mposhtët nga skuadra e fundit

Barcelona është mposhtur nga Leganes me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligës.

Blaugranët e nisën shumë mirë takimin duke kaluar në epërsi që në minutën e 12-të.

Philippe Coutinho shënoi një supergol pas një asisti nga Messi, shkruan indeksonline.

Por fillimi i pjesës së dytë ishte i kobshëm për Barcën.

El Zhar arriti të barazoj rezultatin në minutën e 52-të të ndeshjes.

Një minut më vonë Oscar kaloi Leganesin në epërsi duke i dhënë një goditje të madhe Barcës.

Kjo është ndeshja e dytë radhazi që skuadra e Valverde nuk arrin të fitoj.

Me këtë humbje, Barca është në krye të tabelës me 13 pikë, të paktën deri në përfundimin e ndeshjes së Real Madrid. /IndeksOnline/