11:50 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / B O

A ka një kthesë historike në marrëdhëniet mes izraelitëve dhe arabëve?

History Today

Marrëveshja e Abrahamit përfaqëson një ndryshim në politikat e despotëve arabë”

Në gjysmën e dytë të vitit 2020, katër shtete arabe(Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Sudani dhe Maroku) nënshkruan “Marrëveshjen e Abrahamit”, duke normalizuar lidhjet me Izraelin. Vetëm Egjipti dhe Jordania kishin nënshkruar më parë marrëveshje paqësore me Izraelin.

A ishte kjo një kthese historike në marrëdhëniet arabo-izraelite?

Marrëveshja e Abrahamit nuk e meriton epitetin e madh “historik” sepse nuk prek shkakun kryesor të konfliktit midis arabëve edhe izraelitëve. Problemi palestinez është thelbi i këtij konflikti dhe ka qenë çështja qendrore në politikën arabe që nga viti 1945.

Deri shumë vonë, kishte një konsensus të gjerë në botën arabe në favor të një shteti të pavarur palestinez së bashku me Izraelin. Ky konsensus e gjeti veten në “Nismën arabe të paqes”, një rezolutë e miratuar unanimisht në një konferencë samiti të Lidhjes Arabe në Bejrut në 2002.

API-ja i ofroi Izraelit paqen dhe normalizimin me 22 anëtarët e Lidhjes Arabe si shpërblim për tërheqjen nga pushtimi i tokave arabe, duke rënë dakord për një shtet të pavarur palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Izraeli e refuzoi ofertën dhe vazhdon ta refuzojë edhe sot.

E përbashkëta për të katër Marrëveshjet e Abrahamit është se ato përfaqësojnë paqen sipas kushteve të Izraelit; me fjalë të tjera, paqe për paqe sesa tokë për paqe. Izraelit nuk i është dashur të paguajë asnjë çmim për normalizimin e marrëdhënieve.

Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës mbeten nën okupimin ushtarak më të zgjatur të gjithë kohëve moderne. Nuk është për t’u habitur, palestinezët e cilësuan Marrëveshjen e Abrahamit si një thikë pas shpinë.

Ish-presidenti Trump bindi sunduesit autoritarë të katër shteteve arabe të njohin Izraelin duke i premtuar armatime nga SHBA-ja, frenimin e Iranit, heqjen e Sudanit nga lista e shteteve të terrorizmit dhe njohjen e sovranitetit maroken mbi Saharanë Perëndimore.

Por marrëveshja është kundërshtuar nga populli në të katër vendet dhe në pjesën tjetër të botës arabe. Ato përfaqësojnë një ndryshim pragmatik në politikat e despotëve arabë sesa një pikë kthese të mirëfilltë në marrëdhëniet arabo-izraelite.

“Që Izraeli të jetojë në paqe, duhet t’i japë fund okupimit të Palestinës”

Veprimet politike shpesh tregojnë të kundërtën e pasojave të synuara. E ashtuquajtura “marrëveshje e shekullt” e Donald Trumpit shënon një kthese historike në marrëdhëniet midis Izraelit dhe Palestinës, megjithëse jo në mënyrën që kishin synuar Trumpi dhe Benjamin Netanyahu.

Vendimi i Trumpit për të dhuruar në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme pjesën e mbetur të Palestinës historike-Izraelit shkatërroi mundësinë e vetme për të gjetur një zgjidhje midis 2 shteteve.

Megjithëse qëllimi strategjik i Izraelit është të asgjësojë idenë e një shteti të pavarur palestinez, dhe veprimet e Trumpit dhe Netanyahut, do të çojnë në krijimin e një shteti demokratik kombëtar me 2 nënshtetësi (Izrael-Arab): hakmarrja përfundimtare e historisë.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve zyrtare arabo-izraelite është thjesht një partneritet gjeostrategjik midis udhëheqësve të pasigurt autoritarë arabë dhe një vendi ekspansionist si Izraeli.

Autokratët arabë tani e konsiderojnë Iranin dhe opozitën popullore si një kërcënim më të madh se Izraeli dhe për këtë arsye janë të përgatitur të braktisin palestinezët në altarin e aleancës së tyre strategjike me Tel-Avivin. Por larg një pikë kthese, ky partneritet midis Izraelit dhe Emirateve mbikëqyrë çështjen themelore të të drejtave palestineze dhe vendin e Izraelit në rajon.

Palestina ende gjendet thellë në imagjinatën popullore arabe, e cila e konsideron Izraelin një kërcënim ekzistencial.

Sondazhet dhe studimet e opinionit publik arab dhe mysliman ndaj Izraelit bien në kontrast me narrativën propagandistike arabe dhe politikanëve të krahut të djathtë në Izrael dhe SHBA.

Që Izraeli të integrohet plotësisht në Arabi dhe të jetojë në paqe të përhershme, ai duhet t’i japë fund pushtimit të tokave palestineze dhe arabe dhe të njohë të drejtat legjitime të fqinjëve të tij. Ky vendim historik i siguron Izraelit një zgjedhje të zymtë, duke ndihmuar në zhvillimin e paqes së mirëfilltë në rajon dhe duke qenë një fqinj i mirë, ose të vazhdojë si një fortesë, që do të thotë fatkeqësisht të jetosh në një gjendje të përhershme lufte.

“Normalizimi i marrëdhënieve nuk ka të bëjë me çështjen reale në Izrael dhe Palestinë”

Marrëveshja e Abrahamit nuk është një pikë kthese në historinë e konfliktit arabo-izraelit. Edhe para krijimit të shtetit të Izraelit kishte një hendek midis mënyrës se si shoqëritë arabe e shikonin solidaritetin në luftën e palestineze dhe mënyrës se si qeveritë e tyre vepronin në terren.

Kjo ishte veçanërisht e dukshme në vitin 1948, kur opinioni publik detyroi qeveritë arabe të ndërhynin ushtarakisht në Palestinë. Për një kohë të gjatë, ndryshimi midis opinionit publik dhe veprimit zyrtar nuk ishte diçka që kërkohej me nxitim.

Popullariteti i lëvizjes kombëtare palestineze nga njëra anë dhe dëshira e Izraelit për të krijuar një aleancë joarabe në Lindjen e Mesme (me Iranin dhe Turqinë) nga ana tjetër çuan në politika të reja në Palestinë, të cilat u miratuan gjerësisht nga opinioni publik lokal. Megjithatë, dobësimi i qeverisë në rajon dhe suksesi relativ egjiptian në luftën e vitit 1973 e nxori Egjiptin jashtë ciklit të konfliktit të drejtpërdrejtë me Izraelin.

Hegjemonia amerikane pas përfundimit të Luftës së Ftohtë nënkuptonte që mbijetesa e shumë regjimeve varej nga marrëdhëniet e mira me SHBA-në. Shumë udhëheqës arabë ishin të bindur se rruga për në Uashington kalon përmes Jerusalemit. Edhe Organizata Çlirimtare e Palestinës në një farë mënyre e pranoi këtë logjikë kur ra dakord me Marrëveshjen e Oslos. Kjo gjithashtu është pikënisja ose motivi për Marrëveshjen e Abrahamit.

Pranvera arabe ka treguar se demokracia në botën arabe nënkupton, ndër të tjera, kërkesën për një politikë më të përkushtuar ndaj palestinezëve. Mungesa e popullaritetit të politikave të fundit të normalizimit mund të çojë në destabilizim të mëtejshëm në të ardhmen.

Më e rëndësishmja, ajo ka shumë pak të bëjë me çështjen reale në Izrael dhe Palestinë. Izraeli ka nën kontroll pjesën historike të Palestinës dhe gjysma e popullsisë atje janë palestinezë që jetojnë nën një matricë të sundimit izraelit që mohon të drejtat e tyre themelore njerëzore dhe civile.

Për sa kohë që kjo situatë do të vazhdojë, asnjë marrëveshje nuk do të parandalojë konfliktet e mëtejshme dhe gjakderdhje në tokën e Abrahamit.

“Diplomacia ka rezultuar e paaftë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjë në lidhje me fenë”

Pas shumë vitesh kur Izraeli është trajtuar (publikisht, të paktën) në të gjithë botën arabe si një armik, ai ka nënshkruar paqe me Emiratet e Bashkuara Arabe, me Bahrejnin, me Sudanin dhe së fundmi me Marokun. Kishin kaluar 26 vjet që kur Izraeli kishte nënshkruar Traktatin e tij të Paqes me Jordaninë dhe më shumë se katër dekada që kur bëri paqe me Egjiptin.

Arsyet pse kjo nuk është një pikë kthese historike është e rrënjosur në dy data më të largëta: 1948 dhe 1967.

Në vitin 1948 u themelua Shteti i Izraelit, ndërsa në vitin 1967 u shënua fillimi i pushtimit ushtarak të Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Të dy këto data mbahen mend në historinë palestineze si periudha kur palestinezët pësuan padrejtësi të mëdha – gabime që duhen korrigjuar dhe që nuk rregullohen me një marrëveshje.

Ndërsa në marrëveshjen midis Izraelit dhe Bahrejnit përmendet “vazhdimi i përpjekjeve për të arritur një zgjidhje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës”, palestinezët nuk e kanë vlerësuar shumë.

Për ta vërtetuar diçka të tillë, ata tërhoqën përkohësisht ambasadorët e tyre nga Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja e Abrahamit u emërua kështu nga sponsorët e tyre amerikanë për shkak të dëshirës së tyre për “të vendosur paqen midis tri feve abrahamike”.

Marrëveshjet prekin një element kryesor të konfliktit izraelito-palestinez pa ofruar një zgjidhje. Në një intervistë në vitin 2015, ish-ambasadori amerikan në Izrael, Daniel Kurtzer, tha se “diplomacia deri tani është treguar e paaftë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjë në lidhje me fenë” – një faktor kyç në konflikt.

Këto marrëveshje ka të ngjarë të mbahen mend si domethënëse për rajonin e gjerë, pasi ato ishin pjesë e politikës së jashtme të paligjshme të Trumpit pro-izraelit dhe do të mbahen mend si domethënëse për mundësitë që ofrojnë për ndërtimin e aleancave diplomatike kundër Iranit.

Ato nuk janë një pikë kthese historike në marrëdhëniet arabo-izraelite sepse nuk adresojnë drejtpërdrejt konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al