18:01 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

A kanë prokurorët mbrojtje të afërt? Tregon Kryeprokurori Beka

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka folur për punën që ka bërë deri më tani Prokuroria që ai e udhëheqë.

Beka ka thënë se nuk e dinë saktë se sa është numri i lëndëve dhe personave që po hetohen për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Por, ai thekson se në Themelore kryerësit e veprave penale  ndjeken vazhdimisht penalisht gjithësisht sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje,  kryeprokurori Beka ka treguar për “Indeksonline” se numri aktual i Prokurorëve është 56. Ai thotë se nuk janë mjaftueshëm pasi për t’u kompletuar nevojiten edhe 20 të tjerë.

I pyetur se a ka ndonjë prej prokurorëve mbrojte të afërt. Beka ka thënë se asnjë prej tyre nuk kanë mbrojtje të tillë.

Më tej, i pari i Themelores ka sqaruar se Prokurori i rastit pra, ( ai kujdestar) nuk guxon të lejojë që rolin e tij si “shef të rastit” ta merrë polici. Sipas Bekës, në rast se dikush prej prokurorëve e bënë këtë atëherë e pret ndëshkimi./Indeksonline/