08:32 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / C E

A kanë vendosur standarde të paarritshme bukurie? Ja ç’mendojnë Kim dhe Kendall

Në ribashkimin e familjes Kardashian, prezantuesi Andy Cohen i pyeti nëse “mendojnë se po promovojnë standarde të paarritshme, të pavërteta bukurie”.

Kim, pa hezitim, u përgjigj kështu:

“Jo, nuk mendoj kështu. Sepse ne çohemi, bëjmë gjithë punën: stërvitemi.”

Ndërkohë që, përgjigjja pasohet nga Kendall Jenner:

“Ne të gjithave na shijon të kujdesemi për veten dhe të jemi të shëndetshme, prandaj e vetmja gjë që po përpiqemi të përfaqësojmë është të ‘qenit versioni më i shëndetshëm i vetes’.”

Sidoqoftë, nduket se njerëzit nuk janë dhe aq dakord me këtë.

“Nëse ‘të ngrënit shëndetshëm’ dhe ‘stërvitja’, do sillnin ato rezultate, gjithë kirurgët do falimentonin. Mjaft geënjyet”, shkruan dikush në Instagram.

Një tjetër thotë:

“Kjo është totalisht gënjeshtër. Dallohet sepse Kim i doli direkt në mbrojtje vetes. Thjesht thoni: ‘Po, për disa njerëz mund të kemi influencuar, por nuk ka qenë ky qëllimi ynë.”