20:25 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

A më e rëndësishme është hapja e restoranteve apo shkollat?

Arsimimi gjithmonë është konsideruar si një nga instrumentet prijëse të rritjes ekonomike të një shteti përmes ngritjes dhe avansimit të kapaciteteve njerëzore. Në këtë kontekst, përfitimet nuk duhet te shihen vetëm për individin e arsimuar por këto përfitime janë edhe për ekonomin e shtetit në tersi.

Konsistenca e stabilitetit ekonomik të një vendi dhe ruajtja e standardit të lart të jetës fillohet dhe mbarohet me një fuqi pune mirë të arsimuar. Edhe bruto produkti i brendshëm (GDP) në masë të madhe ndikohet nga numri i personelit të kualifikuar dhe arsimuar  nga institucionet e arsimit të lartë.

Prandaj siç edhe Nelson Mandela ka thënë: Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorim për të ndryshuar botën”.

Kujtojmë rastet e Singaporit dhe Estonis, vende këto të cilat sot renditen në top vendet e zhvilluara në botë dhe me një rritje të madhe ekonomike si rezultat i shkallës së arsimimit të lart.

Deri sa Singapori  vetëm 50 vite më parë ka pas ngadalësim (stagnim) në rritje ekonomike, nuk ka pas industri të zhvilluar dhe një vend në të cilin shumica e popullatës kanë qenë analfabet. Ndërsa sot, Singapori është një nga vendet më të zhvilluara, kjo për faktin që vetëm një numër shume i vogël i popullatës së saj janë pa arsim cilësor te lartë. Dhe  nuk është për t’u çuditur se pse studentet e këtij shteti renditen në vendin e parë në fushën e leximit, matematikës dhe në shkencë.

Ndërsa, Estonia që nga deklarimi i pavarësimi (1991) nga Bashkimi Sovjetik  e deri me sot, një nga faktorët me të rëndësishëm që ekonomisë së saj i ka ndihmuar dhe ka  kontribuar në dhjetëfishim të rritjes ekonomike ka qenë përqendrimi  i tyre në arsimim të rinis Estoneze në fushën e teknologjisë së lart. Me të drejt sot, Estonia konsiderohet një qendër informatike dhe renditet lart në ranglistën e shteteve të zhvilluara ekonomikisht.

Po që se mbyllja e shkollave do të vazhdoj edhe në vjeshtën e këtij viti për shkak të situatës aktuale e shkaktuar nga pandemia, shtetit tonë do t’i sjell dëme të mdha në fushën e arsimit dhe rreziku i shëndetit mendor tek femijet do të ketë gjasa të përkeqësimit.

Nëse pretendohet se gjithçka do të jetë në normalitet, atëherë druaj se mund të jetë më keq sepse do ballafaqohemi me  një krizë me pasoja si asnjë tjetër  dhe me një rimëkëmbje të ekonomisë në të ardhmen të pasigurt.

Se a do të jetë dimri i vitit 2020 më i errëti në historinë moderne, mbetet të shohim.

Autori i këtij artikulli është hulumtues  për çështje të ekonomisë dhe sigurisë dhe nuk përfaqëson pikpamjet e organizatës ku punon.