07:29 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

A mund të vijnë menstruacionet 2 herë në muaj? Përse ndodh kjo gjë?

Ekziston një keqkuptim i vazhdueshëm përsa i përket përdorimit të togfjalëshit ‘’cikël menstrual” pasi shumë femra i referohen me këtë emër vetëm ditëve kur kanë gjakderdhje, kur në të vërtetë menstruacionet janë vetëm një pjesë i ciklit. Menstruacionet janë një proces biologjik shumë i rëndësishëm i organizmit të shëndetshëm femëror. Ai duhet të ndodhë çdo 21 deri në 32 ditë, por nëse cikël menstrual të shkurtër atëherë ardhja e tyre dy herë në muaj është e zakonshme. Por, përpara se të frikësoheni zbuloni përse ndodh kjo gjë:

1.Keni harruar të merrni kontraceptivët: Mosmarrja e tyre në mënyrë korrekte mund të shkaktojë gjakderdhje të çrregullt për shkak të hormoneve.
2.Mund të vuani nga fibroidet ose polipet e mitrës.
3.Keni infeksine vaginale: Infeksionet vaginale janë një nga problemet më të zakonshme që prekin femrat. Duhet të keni parasysh që nëse nuk i trajtoni në kohë, ato mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore në atë pikë sa mund të lipset një ndërhyrje e specializuar kirurgjikale. Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vaginal Maja që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida. Ky bakter shumohet në paretet e brendshme të vaginës si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së kujdesit personal.
4.Keni probleme me gjëndrën tiroide: Një gjëndër tiroide jo aktive ose tepër aktive mund të shkaktojë menstruacione të parregullta, si dhe rrjedhojë ju mund të keni edhe dy cikle gjatë një muaji.