16:51 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / Blerim

A po bëhet Llapi ‘europian’? Skuadra e Batatinas kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës

Skuadra e Llapit është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi arriti ta kalonte në gjysmëfinale rivalin, Prishtinën pasi në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat 3-2 në ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë, shkruan IndeksOnline

Ndeshja e luajtur sot në ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë u mbyll me rezultat të barabartë 2 me 2.

Golat për skuadrën e Zekirija Ramadanit i shënuan: Gavazaj dhe Mërgim Pefqeli.

Kurse golat për ekipin e Tahir Batatinas i shënuan sulmuesi në formë, Ahmed Januzi dhe Muhamet Hyseni.

Llapi në finale do të luaj kundër Dukagjinit, e cila eliminoi me rezultat zyrtar skuadrën e Istogut./IndeksOnline/