14:40 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

A po e synon Lazio titullin? Flet super Igli Tare

Drejtori më i mirë sportiv në Itali, Igli Tare ka folur për situatën fantastike në të cilën po kalon Lazio.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka thënë se synimi i tyre janë vetëm fitoret dhe se ende nuk janë, duke menduar për titullin.

Tare ka thënë se entuziazmi në skuadër është i jashtëzakonshëm, ndërsa ka lavduar trajnerin Simeone Inzaghi për këtë gjë.

“Të fitojmë vazhdimisht është gjëja më e rëndësishme, para se të mëndojmë gjëra më të mëdha. Synim yni mbetet sigurimi i pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve. Pastaj, në katër pesë ndeshjet e fundit do shikojmë rënditjen dhe nëse kemi mundësinë të ndjekim titullin.

Ka një energji të paparë dhe entuziazëm të madh dhe meritat për këtë i takojnë Inzaghit. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse kanë mbetur 17 ndeshje deri në fund të sezonit”, ka thënë Tare./Indeksonline/