20:56 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

A po martohet Enca Haxhia me reperin e njohur gjerman?! (Foto)

Ditë më parë këngëtarja shqiptare Enca Haxhia pushtoi mediat në Gjermani, kjo për faktin se reperi i njohur Nimo postoi në rrjetin e tij social Instagram një fotografi me Encën dhe kishte shkruar: “E kam njoftu një shqiptare të cilën e kisha martu nëse do të kisha mundësi”, shkruan Indeksonline.


Ndërsa tani ata janë takuar sërish, të dy në rrjetet e tyre sociale kanë postuar të njëjtën fotografi, ndërsa Enca kanë shkruar: është e vërtetë!
Kjo fotografi dhe ky mbishkrim lë të nënkuptoj nëse të dy kanë nisur një lidhje dashurie, apo edhe ndoshta janë martuar.

Apo ndoshta dyshja do të vijnë me ndonjë bashkëpunim. Ku i dihet!/Indeksonline/