20:17 / E Martë, 11 Dhjetor 2018

Dikush po përfiton në emër të Encës, reagon këngëtarja

Enca Haxhia është më se aktive me koncerte si brendaashtu edhe jashtë vendit.

Artistja shqiptare, përmes një instastory ka shprehurshqetësimin e saj, duke treguar se disa persona në emër të saj po caktojnë koncerte dhe po përfitojnë para.

Ndryshe, Enca dje ka ironizuar edhe me kolegët e saj, artistët të cilët po sjellin këngë të zhanrit baladë, madje edhe shqiptarët që dëgjojnë ato. Kjo erdhi pas pak përfundimit të festivalit ‘Kënga Magjike’, ku ishin baladat ato që morën çmimet kryesore./Indeksonline/