10:01 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

A u ndihmua City nga gjyqtarët? Kjo ndërhyrje e Kompanys ishte për të kuq! (Video)

Skuadra e Manchester Cityt po vazhdon me formë fantastike në Premierligë. Për momentin ekipi i Pep Guardiolas është në pozitën e parë dhe ka tetë pikë më shumë se pozita e dytë, Manchester Unitedi.

Por, në ndeshjen e fundit, klubi i Cityt u ndihmua nga gjyqtarët. Kjo për shkak se mbrojtësi Vincente Kompany është dashur ta mbyllë ndeshjen kundër Leicester Cityt më herët për shkak të një ndërhyrjeje në drejtim të Vardyt.

Ishte minuta e tretë, ku mbrojtësi belg bëri një ndërhyrje të ashpër në sulmuesin anglez, kjo nuk ishte e gjitha Kompany ishte si lojtar i fundit kur bëri ndërhyrjen e ashpër tek Vardy.

Kjo nuk i ka pëlqyer shumë tifozëve, të cilët pyesin se a ishte për të kuq kjo ndërhyrje. Edhe pse ende nuk e kanë shpjeguar një gjë të tillë arbritrat britanik, trajneri i Leicesterit Claude Puel, thotë se ndërhyrja e ashpër ekzistoi dhe kjo ishte për karton të kuq.

Shikojeni videon më poshtë dhe vlerësoni vet ju tifozë të futbollit./IndeksOnline/