A ua ndalon Ismet Munishi futbollistëve marrëdhëniet seksuale para ndeshjes?
Ndoshta njeriu më i përfolur në Kosovë për vitin 2017 ishte trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi.
Munishi u zyrtarizua si trajner i klubit nga Gjilani, Drita më 19 tetor të vitit 2016.
Ai po kalonte mjaftë mirë me skuadrën bardhë e kaltër, deri në momentin e skandalit, të publikuar në muajin prill nga IndeksOnline.
Për Munishin dhe pjesëtarët tjerë të skandalit, Federata e Futbollit të Kosovës ia shqiptoi disa dënime, nga 4 muaj deri në 6 muaj largim nga futbolli aktiv.
Kjo situatë nuk i pëlqeu aspak trajnerit dhe pjesëmarrësve tjerë në skandalin, por Ismeti bëri një rikthim senzacional, ku më 16 qershor mori përsipër skuadrën e sapo inkuadruar në Superligë, Vëllaznimi.
Nuk shkoi gjatë, Munishi dha dorëheqje nga klubi gjakovar për shkak të financave.
Me trajnerin kosovar IndeksOnline, ka bërë një intervistë për suksesin dhe mossuksesin e vitit 2017:
A ua ndalon Ismet Munishi futbollistëve marrëdhëniet seksuale para ndeshjes? – lexojeni në pyetjen e fundit…
– IndeksOnline: Si ka qenë viti 2017 për ju dhe si e përjetuat skandalin?
“Viti 2017 ka qenë një ndër vitet më interesant në karrierën time. Pas, skandalit të super montuar ndryshova qasjen ndaj mediave dhe shumë njerëzve”.
– IndeksOnline: Je një njohës i madh i futbollit në Kosovë, cili derbi të pëlqen më së shumti?
“Derbi më i zjarrtë në Kosovë është ai mes Dritës dhe Gjilanit. Nuk ka asnjë diskutim”.
– IndeksOnline: Futbollisti më i mirë në Vala Superligë?
“Futbollistë cilësor ka mjaftë në Superligë. Por për momentin më i miri është Armend Thaci, lojtari i Gjilanit”.
– IndeksOnline: Suksesi më i madh si trajner ishte te klubi i Vushtrrisë, a e mendon ndonjëherë kthimin atje?
“Një rikthim te Vushtrria? Po sigurisht madje me shumë kënaqësi. Isha pikënisja ime si trajner dhe kemi pasur suksese dhe momente fantastike me klubin e Vushtrrisë”.
– IndeksOnline: Nëse do të kishte oferta nga klubet mesatare europiane, përfshi edhe ndonjë shqiptar, ku do të shkoje?
“Oferta nga klubet europiane? Do të nënshkruaja me Skënderbeun e Korçës për shumë arsye. Dhe besoj se një ditë mund të bëhet e realizueshme”.
– IndeksOnline: Trajneri gjithmonë e sheh punën e tij, por ndonjëherë ka nevojë për relaks, cili është futbollisti më qesharak që ke trajnuar?
“Dy futbollistët më “hajgaregji” qesharak që unë kam trajnuar, padyshim: Liridon Leci dhe Samir Sahiti (qeshë)”.
– IndeksOnline: “Special One” apo “Normal One”?
“Special One” apo “Normal One”? Është me rëndësi ta them një gjë. Nëse dikush në futbollin e Kosovës akoma mendon se unë nuk jam njëshi, atëherë ai person më dhimbset sepse ka probleme serioze. Unë nuk e ndërroj nofkën, madje edhe kur të më shani duhet me m’thirrë “BABA”.
– IndeksOnline: Në fund një pyetje “provokative”. A ua ndalon Munishi lojtarëve marrëdhëniet seksuale pak ditë para ndeshjes?
“A është Munishi trajner i rreptë sa i përket ndalimit të marrëdhënieve seksuale”? “Nuk përzihem në punë tepër personale. Por shpesh ua sugjeroj lojtarëve që pas seksit të mbulohen mirë, sepse kanë gjasa të ftohen (hahaha)”.
Intervistën e realizoi: Granit Tërstena.