21:52 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / k.v

AAK-ja fituese e zgjedhjeve, 2017-ta viti i Ramush Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po del të jetë fituese e zgjedhjeve komunale në Kosovë. Pas fitoreve në raundin e parë të zgjedhjeve, AAK-ja ka dal faqebardhë edhe në balotazhin e sotëm.

Janë shtatë komuna që AAK-ja i ka të fituara duke u llogaritur si fituese e zgjedhjeve. Deçani, Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Obiliqi, Klina e Juniku janë komunat që AAK ka dalë e para në këto zgjedhje, shkruan Indeksonline.

Madje kjo parti pret befasi edhe në Istog pasi që Gani Dreshaj shprehet i bindur se pret mijëra vota nga diaspora dhe se mund ta bëjë përmbysjen në Istog pas numërimit të votave me postë.

Ky sukses i partisë së Haradinajt vije pak muaj pasi ai u bë kryeministër i Kosovës pas betejës së mëparshme që kishte me drejtësinë franceze./Indeksonline/