75 Mall Live Search
13:24 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

AAK-ja organizon tryezën e radhës të partive politike

Pas dy orësh debat, ka përfunduar tryeza e partive politike e thirrur nga Vetëvendosja, në të cilën temë kryesore ishte shkuarja në zgjedhje.

Pasi partitë dhanë vlerësimet për një proces të tillë, kryetari i VV-së, Albin Kurti përmbylli tryezën, raporton Indeksonline.

Tryezën e parë e organizoi LDK-ja, të dytën PDK-ja, këtë të sotmen VV-ja, derisa do të vazhdohet edhe me të tjera.

Tani radha i takon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që t’u bëj ftesë partive për t’u mbledhur në një tryezë të tillë.

Kujtojmë se në tryeza po marrin pjesë të gjitha partitë, përpos Listës Serbe. /Indeksonline/

 

Temat: