19:51 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

AAK-ja shpall zgjedhjet e përgjithshme (Foto)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me strukturat e partisë.

Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se sot kanë shpallur zgjedhjet e përgjithshme të partisë në të gjitha nivelet.

Haradinaj ka folur edhe për zgjedhjet në vend, duke thënë se AAK ka dal një subjekt i fuqishëm politik

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

E kemi nisur një vit të ri me Aleancën, me të gjithë njerëzit e saj të mirë e të devotshëm, për vendin dhe të ardhmen e tij.

Aleanca ka dalë një subjekt i fuqishëm politik nga dy palë zgjedhje në Kosovë. Aleanca po bëhet e fortë dhe zëri i fuqishëm i qytetarit të Kosovës.

Deri këtu, kemi arritur bashkë me strukturat, aktivistët dhe simpatizantët, të cilët kanë qenë forca shtytëse e AAK-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe do të rrugëtojmë sërish bashkë duke e ndërtuar çdo ditë vendin tonë.

Në këtë shënim të nismës së vitit të ri, kam shpallur edhe zgjedhjet e përgjithshme, në të gjitha nivelet e partisë.

Urime zgjedhjet AAK!

Temat: