12:52 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

AAK-ja të kujdesshëm, Haradinaj dhe Isufi dhurojnë lule në Kuvendin e Kosovës (Foto)

Në shënjimin e 8 Marsit, deputetët e GP të AAK-së janë përkujdesur që t’u dhurojnë lule disa prej femrave që sot kanë qenë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj madje ka zgjedhur të publikojë edhe një fotografi duke falënderuar shefin e GP-të AAK-së, Ahmet Isufi si dhe deputetin Dautin Haradinaj për urimet dhe lulet, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar se pak më parë ishte pikërisht edhe Ministri i Infrastrukturës që vie nga radhët e AAK-së, i cili u përkujdes që punëtorëve femra t’u dhurojë lule për 8 Mars./Indeksonline/