10:40 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Isufi i del në mbrojtje Haradinajt: Seancën e ka kërkuar për të mirën e Kosovës

Kryetari i Shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka arsyetuar kërkesën e kryeministrit, Ramush Haradinaj, për kërkesë të jashtëzakonshme.

Sipas tij, kjo kërkesë për ligjet e agjentes evropiane do t’i shërbejë për të mirë vendit.

“Kërkesa e kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme nuk ishte ndërhyrje por vullnet i mirë i qeverisë që të kalohen projektligjet për agjendën evropiane. Njëfarë mënyrë është faji i Kuvendit që s’po kryehen. Njëkohësisht komisioni për legjislacion i ka kryer mirëpo janë edhe tri komisione tjera dhe mund t’i aprovojë”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/