21:08 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ahmet Isufi: Nuk është në dorën e Qeverisë dhënia e vizave, BE ka disa procedura që vonojnë

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se kritikat për liberalizimin e vizave nuk duhet adresuar në drejtim të Qeverisë pasi është në dorën e BE-së, përkatësisht procedurave që duhen kryer.

Isufi ka kritikuar disa folës para tij të cilët përmenden disa nga temat që janë diskutuar me komisionerin e BE-së, Hahn.

Sipas tij, po shtohen fjalë që Hahn nuk i ka thënë fare, transmeton Indeksonline.

“Kosova i ka përmbushur kriteret, pra e ka kry punën e saj. Kështu, tha edhe komisioneri. Nuke tha ndryshe. Por, në BE ekzistojnë procedura që duhet të vazhdojnë në mënyrë që të ndodh liberalizimi i vizave. Këtu u shpikën do elemente që nuk janë përmend nga Hahn, gjoja për krime e korrupsion se Qeveria aktuale s’po bëjka. Lëni këto, nëse doni ti interpretoni ato, bëni autentike, e jo siç dëshironi ju. Duhet të kemi kujdes në data, pasi nuk është në dorën tonë, është në dorën e Këshillit të BE-së”, ka thënë Isufi.

“Se sa është serioze kjo seancë, tregon fakti se ndodhën edhe nënshkrime të manipuluara”, ka thënë mes të tjerash ai./Indeksonline/