14:17 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

AAK në Prizren nis nënshkrimet për mbledhje të jashtëzakonshme

Dega e AAK-së në Prizren përmes Grupit të kuvendarëve të Degës, sot ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve me kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me pikë të vetme të rendit të ditës “Mos mbajtja e edicionit të 30 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku I Prizrenit”.

Njoftimi i plotë:

Dega e AAK-së përmes medieve lokale ka kuptuar se nuk do të mbahet “Zambaku…” prandaj kërkojmë përgjigje zyrtare.

Si AAK mendojmë se ndalimi e “Zambaku të Prizrenit  është papërgjegjësi dhe paaftësi menaxhuese, prandaj me thirrjen e kësaj mbledhjeje kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria lokale.

Ai AAK, kërkojmë shkarkimin e Drejtorit të Kulturës nga kryetari e nëse kjo nuk ndodh kërkojmë dorëheqjen e kryetari të Komunës.

Ai që e ndaloi traditën 30 vjeçare e festivalit me të cilin njihet e dallohet Prizreni duhet të jap përgjegjësi.

E kemi përkrahjen e Grupit të Kuvendarëve të PDK-së në mbështetje të kërkesës sonë, ndërsa kanë paralajmëruar nënshkrimin e kërkesës edhe disa kuvendarë të partive të koalicionit të pozitës, prandaj posa të kompletohen numri i nënshkrimeve, kërkesa do të dorëzohet zyrtarisht./Indeksonline/