15:49 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

AAK nënshkruan marrëveshje me PSHDK-në për zgjedhjet e 14 shkurtit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës sot kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan IndeksOnline.

Se ata do të garojnë së bashku e ka konfirmuar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Postimi:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik.

Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.

Na priftë e mbara!

RH