11:38 / E Premte, 24 Maj 2024 / k.v

AAK përgatit draft-rezolutë/ Kërkon dorëheqjen e Qeverisë ose shkarkimin e saj në Kuvend (Dokument)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje. Seanca është thirrur nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndërsa IndeksOnline ka mësuar se pas debatit do të paraqitet edhe një rezolutë.

Draft Rezoluta ka dy pika:  1.Të gjithë parametrat e deritashëm, sot në tre vjetorin e kësaj Qeverie, janë dëshmisë janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK. 2. Pas dorëheqjes ose shkarkimit të qeverisë, të shpërbëhet Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Teksti i plotë i draft rezolutës:

Kuvendi i Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 65 (1 dhe 9) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 3 (1.5) dhe nenit 58 (mocionet përmbajtjesore), të Rregullores së Kuvendit, në seancën plenare të mbajtur më/2024, me propozimine Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, miratoi këtë:

(Draft) REZOLUTË

Kuvendi i Republikës së Kosovës

1.Të gjithë parametrat e deritashëm, sot në tre vjetorin e kësaj Qeverie, janë dëshmise janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK.

2. Pas dorëheqjes ose shkarkimit të qeverisë, të shpërbëhet Kuvendi i Republikës së Kosovës.