AAK-së i bashkohet edhe një deputete [Foto]
Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është shtuar edhe një deputete, duke e rritur fuqinë e kësaj partie në 12 deputetë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, është bërë pjesë e AAK-së.
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook.
”Emilija Rexhepi i bashkohet GP të AAK. Emilija Rexhepi, njëra prej deputeteve më të përgjegjshme të Kuvendit të Kosovës, prej sot i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së!”, ka shkruar Nitaj.
“E vlerësojmë si shenjë të rritës sonë parlamentare dhe një mundësi më shumë që zëri ynë të jetë edhe më fortë në Kuvend. Njëkohësisht edhe mbështetje më e madhe për Qeverinë Haradinaj! Mirë se erdhe Emilija Rexhpi!”, ka përfunduar ai./Indeksonline/