75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

AAK-së i ‘kushton’ me -1 një deputet mos liberalizimi i vizave?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të mbetët me minus një deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi, komisionari Hahn, ka konfirmuar dje se liberalizimi i vizave do të shkon deri në vitin 2020.

Para një viti deputeti, Blerim Kuçi kishte deklaruar në një emision televiziv se nëse s’hiqen vizat deri në fund të vitit (2018) atëherë do të largohet nga legjislativi.

“Çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se data 2020 është më realiste, por mos u mbani peng i numrave”, i shpreh Hahn.  /Indeksonline/