11:24 / E Diele, 02 Prill 2023 / LB

AAK vazhdon fuqizimin në Gjermani, themelon një tjetër degë në Bavari

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjermani ka themeluar nëndegën e saj për Bavari Regensburg.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj.

“AAK-së në Gjermani nga sot i është shtuar nëndega për Bavari Regensburg.

“Në takim morën pjesë gjenerali i luftës çlirimtare Lahi Ibrahimaj, kryetari i Degës së AAK-së për Bavari Selim Hoti, Fadil Krasniqi si dhe anëtarë të tjerë strukturave partiake”, ka shkruar Blakaj në Facebook.