AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj: Jemi subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot, AAK – Dega në Zvicër, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur edhe strukturat e reja drejtuese, kryetari dhe kryesia. Në praninë e 50 delegatëve, Ndrec Thaqi mori besimin për udhëheqjen e Aleancës në Zvicër. Gjithashtu është zgjedhur kryesia e re”, ka bërë të ditur Haradinaj.