75 Mall Live Search
20:46 / E Martë, 30 Qershor 2026 / MSH1

Taulant Balla: U manipulua emri i Heroit Tahir Sinani, dokumenti fliste për një tjetër person

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi një dokument të UÇK-së, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha, për manipulim të qëllimshëm të fakteve.

Sipas Ballës, dokumenti i publikuar nuk i referohet Heroit të Kombit Tahir Sinani, por një personi tjetër me emrin Tahir Sinanaj.

“Ja si u çmontua inskenimi i partisë së Sali Berishës, të cilët me qëllim dhe dashakeqësi e lexuan emrin Tahir Sinanaj sikur ai të ishte Heroi ynë i Kombit Tahir Sinani. Dy emra të ndryshëm”, shkruan Balla.

Ai shton se dokumenti i UÇK-së, i cili sipas tij është vënë në dispozicion për të sqaruar se kush është Dritan Goxhaj, nuk përmend fare Heroin e Kombit Tahir Sinani, por Tahir Sinanajn, fakt që, sipas Ballës, është konfirmuar edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në reagimin e tij, Balla u kërkon ndjesë familjarëve të Heroit Tahir Sinani, shokëve të armëve dhe kujtdo që është ndjerë i fyer nga kjo situatë, ndërsa akuzon kundërshtarët politikë se kanë përdorur emrin e heroit për përfitime politike.

Ky është postimi i tij: