21:16 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Abazi ia kujton Molliqajt se në fund vendos populli

Një përplasje e ashpër nisi sonte qysh në fillim të emisionit Pressing në T7.

Ishte Dardan Molliqaj ai që nisi me akuza kundër Haki Abazit, që kandidon për deputet në VV.

Molliqaj madje e quajti Abazin servil dhe se çdo gjë që po e bën është për interesa të tij personale.

Por, Abazi ia rikujtoi Molliqajt se në fund të fundit është populli që vendos, e se gjuha e tij tregon nivelin dhe urrejtjen që ka ndaj VV-së, përcjellë Indeksonline.

“Është e rëndësishme nëse duhet me dal nga rrethi vicioz të akuzave pa bazë, niveli nuk me habit, se e kam përcjellë Dardanin në debate. Du m’ja kujtu Dardanit që në fund të fundit, populli janë verdikti të cilët e njohin edhe babën tem dhe të tij.

Akuza të nivelit të dobët dhe të ulët që pretendimi i tij është se ka qenë në VV dhe e tregon nivelin e ulët të mendësisë deri në nivelin e urrejtjes, mirëpo ja që realiteti i matjes së publikut është që VV del e para. VV është koncepti politik që me duar të pastra hyn në këto zgjedhje”./Indeksonline/