00:06 / E Enjte, 12 Shtator 2019

Abazi në Stacionin Policor pas rrahjes me Molliqajn, ja çfarë ka deklaruar

Pas përplasjes verbale në emisionin Pressing në mes kandidatit për deputet nga VV-ja, Haki Abazi dhe atij të PSD-së, Dardan Molliqajt, këta të fundit kanë pasur një përleshje fizike edhe pas debatit televiziv.

Në lidhje me rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Derisa burime brenda policisë së Kosovës për Indeksonlinë mësojnë se Abazi momentalisht gjendet në Stacionin Policor në Fushë – Kosovës, ku edhe është duke u intervistuar.

Abazi ka deklaruar deri më tani se është sulmuar nga Molliqaj, por që ka ikur nga vendi i sulmit, duke u kthyer prapë në studion televizion.

Ndryshe, policia ende nuk ka arritur ta intervistoi edhe Mollqajn, ndonëse ka provuar ta kontaktojë, por që telefoni i tij nuk ka qenë i qasshëm.

Kujtojmë, që kandidati për deputet nga PSD-ja, përmes një reagimi të bërë në Facebook ka mohuar rrahjen, duke thënë se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios./Indeksonline/