23:33 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Abazi: Shpifjet nuk ndalin kërkesën e aktivistëve për mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm

Aktivisti i VV-së në Tiranë, Boiken Abazi, ka reaguar ndaj mesazheve që po qarkullojnë në media lidhur me përçarjet brenda partisë.

Abazi thotë se shipjet nuk e ndalin kërkesën e aktivistëve që të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, përcjell Indeksonline.

Shkrimi i plotë i Abazit në Facebook:

Shpifjet e sotme nëpër portalet e regjimit nuk mund ta heshtin e as ta ndalin kërkesën e drejtë që kanë shprehur sot shumica e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë vendimmarrës. Mbledhja e fundit e këtij Këshilli është mbajtur më 20 gusht 2017, dhe me Statut këto mbledhje duhen mbajtur së paku një herë në tre muaj. Kjo mbledhje nuk mund të shtyhet më tej!