08:49 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Abazi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i japi krah kapjes së shtetit

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, sot ka komentuar përsëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u mor mbrëmë në orët e vona, në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi.

Abazi ka thënë se vendimi i mbrëmshëm vendim përkrah rrëzimin e qeverisë me fituesin 50 ditë pas formimit, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se “Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare, në mbrëmje vonë ka shembur rendin kushtetues, duke përkrahur shëmbjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë”.

Postimi:

Ajo çfarë po thotë gjykata kushtetuese është se pavarësisht zgjedhjeve, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, presidenti në një Republikë Parlamentare si kjo e jona paska të drejtë të mandatojë këdo që me qëllim ka sabotuar rezultatin e zgjedhjeve paraprakisht sepse e ka parë mundësinë që të marrë pozitën e kryeministrit. Ky vendim përkrah rrëzimin e qeverisë me fituesin 50 ditë pas formimit- Ky është precedenti më i rrezikshëm që mund të lejojë një vend demokratik.

Gjykata Kushtetuese përmend numrin e votave të mocionit- “harron” që aty janë 20 vota minoritare që nuk kalojnë fare në sistemin e votimit dhe janë së paku 20 të tjerë të inkriminuar e të “favorizuar” /kushtëzuar se si duhet votuar.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare, në mbrëmje vonë ka shembur rendin kushtetues, duke përkrahur shëmbjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë.

Argumentimi dhe arsyetimi i vendimit është politik dhe antidemokratik dhe asnjëherë ligjor e kushtetues.

Keqardhje që Gjykata Kushtetuese bëhet amplifikatori i së keqës dhe i jep krah kapjes së shtetit.