10:42 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / OSH

Abazoviq do të prezantojë sot konceptin për qeverinë e ardhshme

Mandatari për kryeministër në Qeverinë e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të prezantojë sot konceptin për qeverinë e ardhshme, konfirmohet jozyrtarisht për “Vijesti”.

Një konferencë për shtyp është planifikuar për në orën 11:00, por Abazoviw nuk do të shpallë emrat e kandidatëve për poste ministrore.

Kreu i klubit parlamentar “Bardhezi”, Milosh Konatar, ka bërë të ditur se qeveria është planifikuar të ketë 20 ministri dhe katër poste nënkryetare.

Sipas tij, qeveria do të përbëhet nga partitë e pakicave kombëtare në Mal të Zi, SNP, SDP, CIVIS dhe Lëvizja Qytetare URA.