16:08 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Abdixhiku: Edhe 4 nënshkrime duhen për ta nisur mocionin kundër Qeverisë

eputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku i është drejtuar PSD-së duke u thënë se më shumë janë marrë me LDK-në dhe VV-në sesa me rrëzimin e koalicionit qeverisës.

Sipas tij, duhen edhe 4 nënshkrime për të nisur mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Keni  fol shumë për LDK-në dhe VV se sa keni fol për koaliconin qeverisës.Njëherë kur u ka dhënë rasti keni përmendur Pallatin e Rinsië, për një Pallat të Rinisë nuk bëhet ky muhabet. Meqënese diskutimi im ju solliu 12 nënshkrime, unë sot po ju falënderoj, më vjen mirë që jeni kthyër në ktë drejitm dhe keni edhe nënshkrimet e LDK-së, po velrësoj se edhe VV do të jetë.Prej sot keni 57 nënshkrime, na duhen edhe 4 nënshkrime për të nisur mocionin për rrëzimin e qeverisë, pasi niset kur bëhen 61 nënshkrime, deri atëherë ju ftoj të bëheni pjesë e opozitës dhe të  bojkotoni dhe të mos votoni asnjë ligj që vjen prej kësaj pozite. Më vjen mirë që jeni kthyer këtej”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.