15:45 / E Hënë, 30 Janar 2023 / S Z

Abdixhiku: Punëtorët shëndetësor duhet të kenë një jetë të dinjitetshme dhe paga që i meritojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku ka takuar punëtorët shëndetësor të kësaj qendre.

Sipas Abdixhikut shëndetësia duhet të jetë prioritet dhe se punëtorët shëndetësor, duhet të kenë një jetë të dinjitetshme dhe paga të cilat i meritojnë.

“Punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i falënderova për kujdesin e vazhdueshëm që po e bëjnë për qytetarët në nevojë. Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave – koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorēve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë. Largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë prioritet!”, ka shkruar Abdixhiku./IndeksOnline/