20:17 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Abdixhiku: Qeveria e “punëve të mëdha”, të padijshëm e të rrezikshëm

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku  edhe njëherë ka hedhur akuza kundrejt qeverisë, më konkretisht kundrejt numrit të madh të zv.ministrave.

Abdixhiku ka ironizuar derisa është munduar të ‘përpilojë’ një raport të tre zv.ministrave.

Sipas tij, qeverisa e Kosovës me rreth 100 zëvdësministra, kalon qeverinë e Gjermanisë, Francës, Anglisë e Italisë.

“3 milionë euro shpenzime në vjet. Të padijshëm dhe të rrezikshëm”, ka shkruar ai mes tjerash krahas statusit. /Indeksonline/