00:00 / E Premte, 11 Qershor 2021 / G

Abdixhiku takon David Phillips, flasin për aktualitetin politik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku priti në takim David Phillips, Drejtorin e Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqe në Universitetin Columbia të New Yorkut.

Sipas komunikatës së lëshuar nga LDK, gjatë takimit u diskutua për tema të ndryshme dhe zhvillime në Kosovë, dialogun, partneritetin me SHBA-të, BE-në dhe tema tjera të politikës së jashtme.

Abdixhiku falënderoi Phillips për vizitën dhe gatishmërinë e tij për një diskutim mbi fuqizimin e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, i cili organizohet nga Departamenti për Politikë të Jashtme.

Phillips ishte njëri ndër bashkëpunëtorët ndërkombëtar më të ngushtë të Presidentit Rugova dhe LDK-së.