Abelard Tahiri sqaron të ardhmen e tij si ministër
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tërthorazi ka bërë të ditur se do të vazhdoj të qëndroj në krye të kësaj ministrie, ndonëse ditëve të fundit në media u raportua për dorëheqjen e tij.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se do të vazhdoj të shtoj dinamikën dhe rezultatet në ministri të Drejtësisë, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Tahirit:
Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë.
Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet. /Indeksonlnie/