20:09 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / L K

Abortoi në mënyrë ilegale, burg për gruan në Britani

Një grua në Britani u arrestua pasi abortoi në mënyrë ilegale.

Gruaja, e cila identiteti nuk bëhet i ditur, tha se nuk mund të lajmëronte mjekun e saj pasi ndihej e ‘turpëruar’.

Ajo telefonoi Shërbimin Këshillues Britanik të Shtatzënisë (BPAS) gjatë bllokimit të koronavirusit në maj 2020 dhe gënjeu sesa muajshe ajo ishte. BPAS më pas i dërgoi asaj barna që shkaktonin abort.

Gruaja bëri një numër kërkimesh në internet midis shkurtit dhe majit 2020, duke përfshirë ‘si të fshehësh shtatzëninë’, ‘si të abortosh pa shkuar te mjeku’ dhe ‘si të humbasësh një fëmijë gjashtë muajsh’.

Pesë ditë pasi kontaktoi BPAS, më 11 maj 2020, ajo telefonoi 999 duke thënë se ishte në lindje.

Foshnja nuk merrte frymë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vajza u shpall e vdekur në spital 45 minuta më vonë.

Fëmija ishte midis javës 32 dhe 34 të shtatzënisë kur lindi dhe shkaku i vdekjes së saj u regjistrua si vdekje e shkaktuar nga barnat për abort.

Gruaja fillimisht u akuzua për vrasjen e fëmijës, për të cilën ajo u deklarua e pafajshme. Më vonë ajo u deklarua fajtore për përdorimin droge ose përdorim të instrumenteve për të kryer abortin, gjë që u pranua nga prokuroria.

Gjykatësi Justice Pepperall i dha dënim me burg për 28 muaj, por ajo do të qëndroj vetëm 14 muaj në paraburgim.

Ajo është ndjekur penalisht në bazë të Aktit për Veprat Kundër Personit të 1861, duke shkaktuar thirrje për reformën e abortit në MB.

Pas dënimit të saj, BPAS tha se “sot, një nënë e tre fëmijëve është burgosur për 28 muaj pasi përdori pilula aborti për t’i dhënë fund shtatzënisë së saj. Asnjë grua nuk duhet ta kalojë më këtë. Ne kemi nevojë për reformën e ligjit të abortit në Britaninë e Madhe TANI.”

Një zëdhënës i TUC shtoi se “çdo grua duhet të ketë të drejtën për të zgjedhur. Tani është koha për reformën e ligjit për abortin.” /abcnews.al