20:02 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Abramovich rrezikon dëbimin nga Anglia

Roman Abramovich mund të ndalohet dhe të riatdhesohet nga Mbretëria e Bashkuar nëse ai do të përdorë pasaportën e tij të re izraelite për të hyrë rregullisht në Angli. Miliarderit rus, pronar i Chelseas nuk iu rinovua viza, pasi kishte skaduar në prrill, por ai mori nënshtetësi dhe pasaportë izraelite këtë muaj, për të mundësuar futjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasaporta e re i lejon Abramovich që të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar për biznes për 6 muaj në çdo udhëtim. Por zyrtarët qeveritarë deklaruan se ai nuk mund të futet dhe të dalë kur të dëshirojë. Ligji britanik për emigracionin nuk i lejon vizitorët për biznes që të jetojnë në Britani për një periudhë të gjatë kohe, përmes vizitave të shpeshta ose të njëpasnjëshme.

Ky fakt mund të ketë një impakt domethënës në të ardhmen e Abramovich në krye të Chelseas. Abramovich tashmë ka anulluar propozimin e klubit për ndërtimin e stadiumit të planifikuar me vlerë 1 miliardë sterlina, duke cituar motive që lidhen me efiçencën e kostos për një impiant që do të kishte 18,000 vënde më shumë se “Stamford Bridge”.

Hierarkia e Chelseas ishte gjithashtu e shqetësuar në lidhje me koston e rialokimit gjatë asaj që do të ishte një megrim 4-vjeçar pa stadium me “Wembley” si vend kandidat, aktualisht është objekt ankandi, me Shahid Khan që ka ofruar £900milionë.

Temat: