Fillojnë problemet për “Tre Luanët”, lëndohet mbrojtësi para ndeshjes ndaj Panamasë
Kombëtarja e Anglisë mund të jetë pa mbrojtësin e krahut, Reece James, në ndeshjen e ardhshme ndaj Panamasë, pasi lojtari po vuan nga një tendosje në muskujt e kofshës (hamstring).
Sipas raportimeve të fundit, trajneri Thomas Tuchel nuk pritet të rrezikojë mbrojtësin e Chelseat duke pasur parasysh historikun e tij të gjatë me lëndime, shkruan Indeksonline
Ndërkohë, nën monitorim nga stafi mjekësor është edhe mesfushori Declan Rice, megjithëse gjendja e tij nuk konsiderohet aq shqetësuese sa ajo e James.
🚨🚨| JUST IN: Reece James is a doubt for England vs Panama with a 𝐓𝐈𝐆𝐇𝐓 𝐇𝐀𝐌𝐒𝐓𝐑𝐈𝐍𝐆. 🤕🏴
— Goals Side (@goalsside) June 25, 2026
Tuchel unlikely to risk him given his injury history — Declan Rice also being monitored.
{@guardian_sport} pic.twitter.com/Gc1cWRWKEQ
Mungesa e mundshme e Reece James do të ishte një goditje për Anglinë, pasi mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemat e Tuchel gjatë këtij turneu./Indeksonline/

