23:15 / E Premte, 28 Janar 2022 / MSH

Abrashi i VV-së: Qysh po e din Ramushi që protesta nuk do të jetë paqësore?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas vendimit të AAK-së dhe Ramush Haradinajt për të mos marrë pjesë në protestën e nesërme.

Abrashi, përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur se si mund të dijë Haradinaj se protesta nuk do të jetë paqësore.

“Ramush Haradinaj qenka distancuar nga “protesta” e nesërme, thuase ajo nuk do të jetë paqësore. Ne atë rast pse dhe qysh po e din ky këtë?!”, ka shkruar Abrashi, transmeton Indeksonline.

Gjatë ditës së sotme, AAK kishte komunikuar se partia të cilën ai e udhëheqë, nuk do të jetë pjesë e protestës që do të organizohet për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës.
Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid” ka thënë AAK në komunikatë.