15:33 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / k.v

Abrashi: Kryetarët e degëve mbesin ata që janë, Kuvendi zgjedhor mbahet shpejtë

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi pas mbledhjes së kryesisë më kryetarët e degëve, ka thënë se kryetarët e degëve mbesin ata që janë, deri në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor.

Abrashi ka thënë se takimi është thirrur për t’i njoftuar kryetarët më veprimet e kryesisë. Ai ka thënë se mbajtja e Kuvendit zgjedhor është çështje javësh.

“Kryetari Mustafa ka njoftuar kryetarët e degëve për dorëheqjen dhe vendimin për të shkuar në zgjedhje të partisë. Kryetarët e degëve vazhdojnë të jenë të njëjtit, deri në organizimin e Kuvendit që do të mbahet shumë shpejt. Dorëheqja e kryetarit Mustafa është e parevokueshme. S’kemi emra ne do të kemi komisionet për zgjedhjet e reja për kryetar. Zgjedhjet janë çështje javësh kur do të mbahen”, tha Abrashi.