18:28 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Abuzimet racore ndaj Sterling, Chelsea merr masa të rrepta

Chelsea ka marrë masa të rrepta pas incidentit me abuzim racor në ndeshjen e fundit kundër Manchester Cityt.

Në derbin e fundit të zhvilluar në ”Stamford Bridge”, disa tifozë ofenduan në baza racore sulmuesin anglez, Raheem Sterling.

Dhe tani, Chelsea i ka pezulluar katër tifozë për të qenë prezent në ”Stamford Bridge” për shkak të këtyre akuzave të rënda, transmeton IndeksOnline.

”Hetimet tona janë duke vazhduar. I mbështesim fuqishëm hetimet e policisë dhe çdo informatë që do ta marrim, do t’i kalojë organeve kompetente”.

”Chelsea ka gjetur sjellje diskriminuese në stadium në baza racore dhe klubi ka marrë edhe masa pezulluese”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.

Përndryshe, në ndeshjen e lartëcekur, Chelsea fitoi me rezultat solid, 2-0./IndeksOnline/