10:13 / E Premte, 26 Janar 2024 / Gj. Sh

AC Milan i gëzohet eliminimit të Djokoviqit nga Australian Open, uron Sinnerin

Tenisti serb, Novak Djokoviq u eliminua nga Australian Open, pasi u mposht 3:1 në sete nga Jannik Sinner.

Skuadra e AC Milan e ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin kur Sinner arriti të kualifikohej në gjysmëfinale, shkruan Indeksonline

“Çfarë ndeshje, çfarë krenarie. Urime për Sinner, një sukses i ri dhe i madh”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi “kuqezi”.

Kujtojmë që tenisti italian, Sinner është një tifoz i madh i skuadrës nga Serie A. Madje pothuajse gjithmonë është i pranishëm në tribunat e “San Siros”./Indeksonline/