22:06 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Actera investon 4 milion dollarë në Brew Games

“Actera”, kompania më e madhe e kapitalit privat të orientuar drejt Turqisë, ka investuar 4 milion dollarë në kompaninë turke të lojërave Brew Games.

Me investimin, “Brew Games”, synon të rrisë numrin e punonjësve, të përmirësojë proceset e automatizimit të softuerit dhe të lëshojë lojëra hiperkasuale dhe hibride shkruan DailySabah, transmeton Indeksonline.

Bashkëthemeluesi dhe drejtori i “Breë Games”, Ufuk Benli, i cili ka punuar në kompani të rëndësishme të lojërave dhe ka nënshkruar shumë lojëra të suksesshme, tha se ekipi i tij ishte i ngazëllyer dhe krenar për partneritetin e tyre me Actera.

“Turqia ka bërë një rrugë të gjatë në zhvillimin e lojërave mobile në pesë vitet e fundit,” tha ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se shohim që investimet e bëra në kompanitë turke të lojërave janë rritur vazhdimisht, përveç ofrimit të lojërave tona në botë, ne do të bëjmë më të mirën tonë për të sjellë talente të reja në industrinë tonë.

“Në atë drejtim, ne do të organizojmë programe praktike, trajnime dhe seminare, ne duam të përfitojmë si nga eksporti i softuerit me vlerë të shtuar, ashtu edhe nga trajnimi i burimeve njerëzore në vendin tonë”, ka thënë ai.

Turqia është bërë një qendër e njohur për zhvillimin e lojërave mobile me famë botërore me burimet e saj të talentuara njerëzore dhe arritjet ndërkombëtare, lexoi një deklaratë nga Actera.