20:35 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Action Bronson i ‘gjuhet’ qebapave dhe flisë në Kosovë (Foto)

Reperi i njohur shqiptaro-amerikan, Action Bronson, qe katër ditë po qëndron në Kosovë.

Ai duket që po argëtohet tej mase, madje po i ha edhe ushqimet e preferuara, të cilat janë ato tradicionale shqiptare.


Reperi ka postuar disa instastory ku shihen qebapa dhe një fli, por edhe duke drekuar me miqtë e tij këto ushqime. Kjo ishte dhe një nga dëshirat dhe kërkesat e tij kur erdhi në Prishtinë.


Ndryshe reperi do të performojë sonte në kuadër të festivalit Sunny Hil që po mbahet në parkun ‘Gërmia’./Indeksonline/