16:03 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Adam Levine shkëmben puthje me të dashurën në publik

Vokalisti i grupit të famshëm “Maroon 5” është parë bashkë me të dashurën e tij modele Behati Prinsloo në ndeshjen e basketbollit të L.A Lakers dhe Houston Rockets.

Këngëtari dhe modelja duket se nuk e kishin problem që ishin në publik pasi që shkëmbyen puthje të shumta gjatë ndeshjes, transmeton Indeksonline.

Adam dhe Behati nuk dalin shpesh në publik së bashku edhe pse kanë më shumë se një vit që janë së bashku.

Levine po flitet se mund të performojë në finalen e Ligës Nacionale të Futbollit amerikan “Super Bowl”./Indeksonline/

Temat: